NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve (2024)

Kapja e një avioni me drogë të shtunën e kaluar në Divjakë ka qenë tema kryesore e debateve politike të zhvilluara përgjatë gjithë javës, duke tërhequr interesin e audiencës nga e hëna deri të enjten tek Klan dhe Top Channel. Megjithatë, ky zhvillim i ri, sërish nuk ka arritur të mposhtë intrigat e telenovelave turke, që transmeton Klan dhe Vizion Plus, audienca e të cilave sa vjen e rritet, duke arritur rekordet e shikueshmërisë së mbrëmjes.

Në lajmet e mbrëmjes,në 19.30, më i shikuari mbetet Top Channel, që ka shënuar audiencën më të lartë përgjatë gjithë javës, sipas matjeve nga kompania “Telemetrix”, që mundëson në kohë reale nga në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale.

Telenovela turke e transmetuar në Tv Klan, “Dashuri e Ndaluar”, vijon të jetë telenovela e pakrahasueshme në audiencë në orarin e mbrëmjes 20.00-21.00, me një rating maksimal (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor) prej 28 %, maksimumi i audiencës së mbrëmjes së arritur në periudhën në fjalë.

E hëna, vëmendja te avioni i Drogës me “Shqip” dhe “Opinion”

Të ftuarit dhe debati për avionin me drogë mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës të hënën në mbrëmje në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës kanë marrë vëmendjen maksimale nga ora 21.00 deri në 22.30 e mbrëmjes, me një rating mesatar prej rreth 12%.

Stafeta më pas ka kaluar te “Opinion” i Klan, ky sërish qendra e debatit ka qenë avioni i drogës. Rating është rritur me tej, për të arritur në 15%, një shikueshmëri më e lartë sesa audienca që normalisht merr Opinion nga e hëna të mërkurën, pas orës 22.15.

E marta, me “Karadayi” dhe “100 Milionë” dhe pastaj “Opinion”

Telenovela turke “Karadayi”, e transmetuar në Vizion Plus rezulton më e ndjekura pas ores 21.00 të mbrëmjes, megjithëse me një rating më të ulët sesa “konkurrentja” Dashuri e ndaluar. Me një diferencë të ngushtë, i dyti më i ndjekuri ishin “100 Milionët” e Eno Popit në Top Channel.

Vëmendja sërish pas orës 22.15 kaloi tek diskutimet për avionin e drogës në Opinionin e Blendi Fevziut.

E mërkurë, finalja e Europa league nuk “mposht” dot Dashuri e Ndaluar

Ndeshja finale e Europa League, mes Benfikës dhe Seviljes, ka marrë padyshim audiencën maksimale në orarin e gjatë që u transmetua, por sërish nuk ka arritur rating e Dashuri e Ndaluar, ndonëse të dy programet janë në orare të ndryshme. Megjithatë, një pjesë e madhe e sportdashësve e kanë ndjekur këtë ndeshje jashtë shtëpive, në bare, një segment ky që nuk matet nga Telemetrix. Zgjatja e ndeshjes për shkak të kohës shtesë, ka ulur dukshëm audiencën e Opinion, ndryshe nga dy netët e mëparshme.

E enjte, Karadayi “konkurron” denjësisht Opinon dhe Top Story

Audienca e të enjtes, që normalisht ndahet mes “Opinion” të Klan dhe “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel, këtë javë ka pasur një konkurrentë te ri, telenovelën Karadayi të Vizion Plus, që u shty për transmetim të enjten, për shkak të ndjeshjes të së mërkurës.

Nga ora 21.00-22.30, të dy programet kanë konkurruar rrotë më rrotë, ku ka pasur momente që Karadayi ka dalë “fitimtar” ndaj Opinion.

Sërish Opinion rezulton më i shikuar se Top Story, ku ndonëse tema ishte e njëjtë (pa dyshim avioni me drogë) dhe të ftuarit pak a shumë të të njëjtin nivel, debati më fortë dhe shpesh herë agresiv i Opinion arrin të tërheqë më shumë audiencë.

Metodologjia

Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.

“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘softëare’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj

“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.

Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household). /Revista Monitor/

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve (2024)
Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Msgr. Refugio Daniel

Last Updated:

Views: 5293

Rating: 4.3 / 5 (74 voted)

Reviews: 81% of readers found this page helpful

Author information

Name: Msgr. Refugio Daniel

Birthday: 1999-09-15

Address: 8416 Beatty Center, Derekfort, VA 72092-0500

Phone: +6838967160603

Job: Mining Executive

Hobby: Woodworking, Knitting, Fishing, Coffee roasting, Kayaking, Horseback riding, Kite flying

Introduction: My name is Msgr. Refugio Daniel, I am a fine, precious, encouraging, calm, glamorous, vivacious, friendly person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.