NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve (2024)

Ndryshe nga tre vitet e kaluara kur pati një bum ndryshimesh të rëndësishme në tre kanalet kryesore televizive, Tv Klan Top Channel dhe Vizion Plus, sivjet, rrokada televizive është transferuar tek kanalet e tjera televizive.

Në Tv Klan duket se nuk ndryshon asgjë, përjashtuar largimit të Agron Llakajt në Vizion Plus. Edhe Top Channel nuk preket shumë nga ndryshimet e po ashtu edhe Vizion Plus.

Ky i fundit, po përgatitet të vijë me emisione të reja, më së shumti përshtatje e patentave të huaja. Kështu Agron Llakaj vjen me Al Pazar, një talk shou argëtues i cili është i ngjashëm me Al Tsantiri Njuz, një program shumë i suksesshëm i Alpha në Greqi.

Disa nga ndryshimet e fundit

Në këtë sezon të ri shumë nga gazetarët dhe moderatorët e njohur do t’i shihni ndryshe. Emra të njohur të botës së ekranit vijnë me emisione të reja, surpriza dhe shumë prej tyre si imazhe kyçe në televizione të tjera. Kush ka ikur dhe kush është zëvendësuar? Kush do të jenë prezantuesit e rinj, por edhe ata që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin nga një ekran te tjetri? Cilat do të jenë programet dhe shou-t që ata do të drejtojnë, por edhe ofertat mikluese që u janë bërë shpesh emrave më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare. Ky sezon i ri televiziv që nis në shtator me siguri do të sjellë shumë surpriza. Ndaj ne ju ftojmë të shihni se çfarë kanë preferuar për karrierën por edhe për publikun e tyre disa nga emrat më në zë të botës së medias dhe ekranit në Shqipëri.

Mustafa Nano rikthehet me “Dejavu” tek “Ora News”

Publicisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano duket se do të rikthehet sërish me emisionin e tij “Déjà vu”. Pas tre vjetësh moderim të këtij programi në “Top-Channel”, Nanon këtë herë duket se do ta shohim në një tjetër Tv. Bëhet fjalë për televizionin “Ora News”, i cili i ka ofruar këtë bashkëpunim analistit të njohur. Nga sa kemi mundur të mësojmë, drejtorët e këtij kanali janë të interesuar për ta pasur “Deja vu” për një periudhë kohore prej tre vjetësh, por ende nuk është bërë e ditur nëse është nënshkruar ndonjë kontratë apo jo. Megjithatë, lajmi i mirë është se për të gjithë ata teleshikues dhe nostalgjikë të “Déjà vu”, ky program do të nisë sërish. “Déjà vu” e Mustafa Nanos i ka sjellë përherë ndryshe personazhet e botës së artit, politikës dhe jetës publike, nëpërmjet intervistave të mbështetura tek imazhet dhe fotografitë, e cila ka rezultuar një gjetje televizive mjaft interesante. Tani ngelet për të parë sesi do të vijë i rikonceptuar ky format në “Ora News”. E sigurisht nisur nga zhvillimet e fundit, kurioziteti shtohet jo vetëm për të ftuarit e parë, por edhe imazhet “ngacmuese”.

Agron Llakaj lë Klanin për ‘AL Pazar’ në “Vizion +”

Është padyshim një nga aktorët më të mirë dhe më të preferuar të humorit. Agron Llakaj, pas largimit nga “Portokalli” dhe moderimit të emisionit “Kush do të bëhet milioner”, rikthehet sërish në fushën e tij. Llakaj do të kthehet me emisionin e humorit “Al Pazar”, në një tjetër televizion të lakmuar siç është “Vizion +”. Agroni drejtoi për dy sezone në Tv Klan “Kush do të bëhet milioner”, por duket se lëvizja nga Top-Channel në një tjetër kanal nuk ndryshoi shumë për të,ose më mirë të themi nuk e gjeti veten ashtu siç ai do të kishte dëshiruar. Shpesh nëpër intervista ai është shprehur se mezi po priste të niste një shou humori të vetin. Po kjo ide duket se nuk gjeti terrenin e duhur në Tv Klan gjatë kohës që ishte duke drejtuar milionerin. Tani ai i rikthehet asaj që di të bëjë më mirë, pikërisht humorit dhe aktrimit. “Al Pazar” do të titullohet shou i ri që vjen nga Agron Llakaj dhe që do të sjellë realitetin gjithëpërfshirës shqiptar, në një vend të vetëm. Aty ku takohen të gjithë. Në Pazar. Në thelb të kësaj shfaqjeje do të jetë loja, shakaja e kripur, ngërthyer nëpërmjet lajmit politik, ekonomik dhe social, por edhe nga bota e artit dhe e kulturës shqiptare, por jo vetëm. Motoja e kësaj shfaqjeje të moderuar nga Agron Llakaj do të jetë: “Jeta nuk është Pazar, por në Pazar gjejmë të vërtetën”, për të gjithë larminë e problematikave që ky shou do të sjellë nëpërmjet humorit.

Jonida Shehu, imazhi i ri i “Ora News”

Jonida Shehu ka hequr dorë nga emisioni i saj “Dritëhije” dhe si spikerja e edicionit qendror informativ në Albania Screen. Për disa sezone me radhë Jonida prezantoi emisionin “Dritëhije”, në të cilin trajtoheshin tema të aktualitetit. Këtë sezon të ri një nga vajzat më të simpatike të edicioneve informative në televizion, por jo vetëm, do të nisë projektin më të ri tek Ora News. Nga sa kemi mundur të mësojmë, bëhet fjalë për një emision i cili do të transmetohet tri herë në javë. Jonida aty nuk do të jetë vetëm në rolin e moderatores, por edhe si autore e këtij produksioni. Gjithashtu, ka zëra që thonë se vajzës simpatike të ekranit i është ofruar edhe posti i drejtoreshës së programacionit, por ky lajm mbetet ende i pakonfirmuar. Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se në “Ora News” Jonidës i është ofruar një kohë televizive favorizuese. Sesi do të vijë ajo këtë herë, mbetet të presim shtatorin, atëherë kur marrin start edhe programet dhe emisionet e reja në merkaton televizive. Ajo që vlen për t’u theksuar është se suksesi ka qenë përherë në anën e saj. Edhe këtë herë Jonida me siguri do të dijë sesi ta mbajë publikun në anën e saj.

Enkel Demi nis “Shih” në TVSH, por jo vetëm kaq…

Është identifikuar përherë si imazh i rëndësishëm në televizionin Klan. Enkel Demi, një emër i rëndësishëm në gazetarinë shqiptare, duket se më në fund do të “braktisë” lidhjen e tij të ngushtë me këtë televizion. Ai është i njohur si prezantues në edicionet e lajmeve, por edhe si show-men dhe prezantues. Në fakt, ende ikja e tij nga Klani duket e pabesueshme për shumë njerëz që janë mësuar ta shohin prej vitesh aty, por lajmi është i vërtetë. TVSH-ja mësohet se do të jetë stacioni tjetër ku Enkeli ka një sërë projektesh. I pari është ai që do të nisë shumë shpejt. Talk-show “Shih” do të nisë më 10 shtator dhe do të transmetohet çdo të hënë në orën 9 të mbrëmjes. “Shih” në fakt duket si një autoironi e gazetarit, nëse do të mund ta quajmë kështu, në këtë larmi të madhe produksionesh televizive. “Shih” është konceptuar si shou-t e famshëm amerikan, ku argëtimi është një pjesë e rëndësishme e tij. Por një projekt tjetër mjaft interesant, i cili është ende i pakonfirmuar, është edhe spektakli ku mendohet se Enkeli do të jetë krah këngëtares kosovare Yllka Kuqi, në kuadër të një bashkëpunimit dypalësh midis Kosovës dhe Shqipërisë. Emri i këngëtares kosovare është ende i pakonfirmuar, po ajo që kemi mundur të mësojmë është se bëhet fjalë për një shou, i cili do të ketë në qendër një lojë interesante, përmes së cilës do të fitohen javë pas jave shumë dhurata. Veç kësaj këtij shou nuk do t’i mungojnë as të ftuarit dhe performancat nga artistë të njohur të skenës. Prodhues i programit do të jetë “Centrum Production”, i njohur përmes emisionit “Histori dashurie”. Ndërkohë, veç kësaj lëvizjeje të konfirmuar, Enkel Demi mësohet se ka një projekt në një televizion tjetër, i cili ende është mister. Gjithashtu, një tjetër emision argëtues mjaft i ndjekur i Enkelit është ai në radion “Club FM”, “Makinë me dy timonë”, të cilin e moderon së bashku me Edi Ogën. Po si të mos mjaftonin këto, një tjetër surprizë vjen nga Enkeli. Këtë lajm e kemi mësuar nëpërmjet miqve të tij, të cilët kanë pohuar se Enkeli çdo të premte do të luajë muzikë për publikun e zgjedhur te “Vila Mercedez”. Muzika duket se është një nga pasionet e “fshehta” të gazetarit të njohur, për të cilën nuk dinim shumë.

Ulpiana Lama zëvendëson Lira Burgijan në “Pasdite në TCH”

Ulpiana Lama do të jetë imazhi i ri i pasdites në “Top-Channel”, pas një sezoni të drejtuar nga gazetarja e re Lira Burgija. Pas largimit të autores Dalina Buzi nga pasditja të njëjtin fat pati edhe Lira, për të cilën thuhet se mund t’i kthehet gazetarisë së terrenit, por këto mbeten vetëm zëra të pakonfirmuar. Ndërkohë, Ulpiana është emri zyrtar për këtë sezon, ku autore do të jetë Dori Dako. Ajo është shprehur mjaft e emocionuar edhe në profilin e saj në Facebook për këtë ndërmarrje të re televizive. Eksperienca e suksesshme televizive si opinioniste tek emisioni “E Diell” nën drejtimin e Alban Dudush*t duket se i solli fat Ulpianës. Ndërkohë pasditja e Top-Channel nisi nën prezantimin e Arbana Osmanit për t’iu besuar më vonë Genta Popës, e më pas Lirës. Urojmë që me Ulpianën ky emision të gjejë një figurë stabël, gjë që nuk ka ndodhur sezonet e fundit, pasi moderatoret janë ndërruar vazhdimisht, po ashtu si autorët e këtij programi. Ulpiana Lama njihet si sociologe e politologe, përveç eksperiencave si gazetare, redaktore dhe producente programesh.

Endri Xhafo nis mëngjesin në “Albania Screen”

Gazetari i njohur Endri Xhafo ka vendosur të ikë nga “Top-Channel” për të moderuar emisionin e mëngjesit në “Albania Screen”. Endri ka qenë një nga lëvizjet më të komentuara mediatikisht, ndoshta sepse flitet se shuma me të cilën ai shkoi në AS është mjaft e lartë. Madje një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë ai. Largimi nga TCh nuk erdhi si rrjedhojë e asnjë pakënaqësie, por vetëm sepse hapësira dhe kushtet që i ofruan në “AS” plotësonin pritshmëritë e tij. “Çfarë duan njerëzit në mëngjes”, do të jetë pyetja së cilës Endri do mundohet t’i japë një përgjigje nëpërmjet rubrikave në emisionin e tij të mëngjesit.

Anjeza Maja, emisioni i mëngjesit në “A1 Report”

Anjeza Maja rikthehet në ekran. Ky është lajmi më i ri që vjen në këtë prag fillimi të sezoneve të reja televizive. Këtë herë duket se Tv “A1 Report” ka bërë një zgjedhje të zgjuar duke përfshirë në emisionin “Rreze Dielli” të mëngjesit një imazh si Anjeza. Lajmi është zbuluar nga një foto në Facebook, ku vajza simpatike shfaqet në një foto me drejtuesit e televizionit. Mesa duket Anjeza ka vendosur të lërë prezantimet në sheshe pranë TV Klan dhe t’i futet një projekti më thelbësor siç është një emision mëngjesi, i cili shkon në shtëpitë e njerëzve çdo ditë. Ka zëra se ajo do të ketë edhe një tjetër projekt në këtë televizion, por që për momentin po mbahet sekret. Mëngjeset duket se kanë marrë më shumë rëndësi për producentët, po të kujtojmë se në AS emisioni i mëngjesit i është besuar gazetarit Endri Xhafo, Enkel Demi prezantoi për dy vite mëngjesin në ABC News e kështu me radhë.

Gent Zenelaj, emision kuzhine në “Tring”

Aktori i njohur i humorit Gent Zenelaj këtë sezon të ri vjen me një ndërmarrje tjetër në televizion, edhe pse në thelb është sërish humori. Nuk bëhet fjalë për asnjë largim të tij nga Vizion Plus, por Gentin tanimë mund ta shihni në “Tring Living” në një program mjaft simpatik. Në jetë gjërat duhen marrë me humor, edhe recetat… Kështu ndodh “Te Genti”, ku e rëndësishme është të argëtohesh, jo të bësh pjata perfekte. Një program kuzhine krejt ndryshe nga të tjerët, Genti tregon një tjetër anë të tijën. Atë do ta vizitojnë çdo javë personazhe të ndryshme publike. Personazhet do zbulojnë recetat e tyre të preferuara, që do përgatiten më pas nga Genti. E ftuara e parë e Gentit ishte këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila në bashkëpunim me Gentin (që ishte shefi i kuzhinës) përgatitën pjata mjaft të shijshme. Ne i urojmë suksese Gentit, tanimë si kuzhinier!

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve (2024)
Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Otha Schamberger

Last Updated:

Views: 5295

Rating: 4.4 / 5 (75 voted)

Reviews: 82% of readers found this page helpful

Author information

Name: Otha Schamberger

Birthday: 1999-08-15

Address: Suite 490 606 Hammes Ferry, Carterhaven, IL 62290

Phone: +8557035444877

Job: Forward IT Agent

Hobby: Fishing, Flying, Jewelry making, Digital arts, Sand art, Parkour, tabletop games

Introduction: My name is Otha Schamberger, I am a vast, good, healthy, cheerful, energetic, gorgeous, magnificent person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.